InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
in Opinione
A A
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

Nga Mentor Kikia

Së pari: Zoti dhe mjekët bëfshin më të mirën për ta shpëtuar Fatos Nanon në këtë betejë me vdekjen.

Së dyti: Jeta politike e Fatos Nanos do të jetë objekt analize, për të parë edhe një pjesë të rrjedhës së politikës shqiptare në një epokë që njihet si fillimet e demokracisë, por që na fakt ishte përshtatja e komunistëve në një sistem të ri politik.

Ai ishte kryetari i tretë i partisë, pas Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Dhe e mori drejtimin kur PPSH u emërtua si PSSH. Nano e udhëhoqi atë parti, në përpjekje për ta transfomuar nga një organizatë kriminelësh dhe fanatikësh të bindur, në një parti politike moderne. Ai ishte viktima e parë e vijimit të luftës së klasave, pasi në pushtet erdhën për herë të parë demokratët, në 1992. Sali Berisha, në pamundësi për ta nxjerrë ish PPSH-në jashtë ligjit, në pamundësi për të hapur dosjet, në pamundësi për të ndaluar ish-zyrtarët e Sigurimit të futeshin në politikë, në pamundësi për të vënë vijën e kuqe mes kominizmit dhe demokracisë, pasi edhe vetë ishte një ndër ta, thjeshtë ndoqi taktikën e luftës ndaj kundërshtarit. E burgosi Fatos Nanon në një gjyq tërësisht të dyshimtë. Ai e drejtoi partinë nga burgu i Bënçës, dhe në 1997, pasi i shpëtoi edhe përpjekjeve për eliminim fizik, doli nga burgu për tu rikthyer në zyrën e kryeministrit.

Ajo që e bën ndryshe Nanon në sytë e vëshguesve është se ai ishte një liberal. Ardhur nga një parti diktaturash, fryma e tij ishte vërtet liberale. Ai nuk i luftonte kundërshtarët, brenda dhe jashtë partisë, duke përdorur pushtetin që kishte. Ai u tërhoq e u rikthye, lejoi fraksione e bashkëjetesa politike me rivalë. Në kontrast me qeverisjen e parë të Berishës, ajo e Nanos ishte ku e ku më demokratike. Berisha kërkonte vetëm pushtet, ndërsa Nano ishte shpërfillës dhe delegues pushteti. Por, krahas liberalizmit politik, ai i hapi krahun edhe korrupsionit. Mund të thuhet pa frikë, se nën qeverisjen e tij u instaluan dhe konsoliduan praktikat e vjedhjes dhe korrupsionit, që u shndërruan në “praktika ligjore“ për qeveritë e tjera. Korrupsioni masiv i qeverisjes së tij ishte edhe shkaku që shqiptarët rikthyen me votë të lirë Berishën në 2005, pasi e kishin rrëzuar me armë në 1997.

Beteja politike mes Berishës kryeopozitar dhe Nanos kryeministër kanë qenë epike. Saqë, në 2005, kur Berisha u rikthye në pushtet, njerëzit e tij kishin marrë viza apo ishin në kërkim të vizave për tu larguar, pasi prisnin raprezaljen e Berishës.

E kam pyetur Berishën me vonë, se nga i iku tërë ai mllef për “ansamblin babëzia të Nanos”- siç e quante ai qeverinë e tij, dhe mu përgjigj: “Nano e kishte bërë burgun paradhënie”.

Në 2005 Nano humbi partinë, pasi Edi Rama kishte “prerë thonjtë dhe kishte hequr vathët”, kishte finalizuar planin për marrjen e kështjellës. Nano, u përpoq ta rimerrte partinë. Ai nisi një tur takimesh me bazën fanatike(njëjtë me atë që bëri Berisha në kuadër të Rithemelimit). Por dështoi. Dështoi sepse po frynin erëra të reja. Por edhe sepse liberalizmi i tij ishte përzjerë keq me veset dhe njerëzit që thërriste për ta mbështetur i linte ta prisnin nga 2 orë në salla.

Ai u orvat që të fitonte mbështetjen e Ramës për të marrë zyrën e Presidenti të Republikës, por Rama tashmë ishte i lumtuar që e kishte “vrarë” dhe nuk kishte në plan ta ringjallte.
Ky ishte fundi politik i Nanos. Për ata që nuk gjejnë asgjë demokratike në politikën shqiptare sot, ai ishte kryetari i fundit komunist i një partie dhe po ashtu, edhe demokrati i parë.
Nano mendoi si Ismail Qemali, kur perifrazoi deklaratën: “Unë jam Fatos Nano dhe prapa me vjen Historia”. Por a po i shkon pas historia atij? Më saktë, a meriton ai një vend në histori? Unë mendoj se Nano nuk e meriton një përmendore(asnjë politikan shqiptar nuk e ka hak një përmendore në fakt). Ai nuk ndërtoi dot një parti socialiste moderne, por meremetoi ngrehinën e vjetër të Partisë së Punës(dhe s’mund të ndodhte ndryshe). Kaosin dhe luftën për pushtet mes klaneve nuk e shndërroi dot në demokraci. Ai nuk u bë dot një burrë shteti, për tu kujtuar si i tillë. Përveçse në kohën e tij lindi barcoleta me doganierin e ri, që i thanë se duhet të shkosh të marrësh rrogën: Pse, ka edhe rrogë në doganë? – pyeti ai.

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com