InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
in Kulturë
A A
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

Në kuadër të 125-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës organizoi një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e studiuesve dhe dashamirësve të letërsisë shqipe. E ftuar speciale në këtë veprimtari ishte prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli, punonjëse shkencore pranë Departamentit të Studimeve Letrare, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Në këtë aktivitet, prof. as. dr. Vata Mikeli mbajti kumtesën me titull “Naim Frashëri në letrat shqipe”, ku solli në vëmendje figurën shumëdimensionale të poetit kombëtar, duke e trajtuar atë si themelues të gjuhës letrare shqipe, si poet filozofik e atdhetar, dhe si figurë kyçe e Rilindjes Kombëtare.

Në kumtesën e saj, ajo theksoi se në krijimtarinë e Naim Frashërit bashkëjetojnë miti dhe historia, etnosi dhe qytetërimi, ndjenja patriotike dhe estetika e së bukurës. U vu në dukje gjithashtu kontributi i çmuar i poetit në letërsinë për fëmijë, ku përmes vargut dhe prozës shqipe përcillen mesazhe universale për edukimin dhe botëkuptimin e brezave të rinj.

Prof. as. dr. Vata Mikeli nënvizoi se Naim Frashëri, si mendimtar idealist dhe panteist, e ka lidhur ngushtë veprën e tij me përparimin shpirtëror, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Figura e tij vazhdon të jetë frymëzim për shoqërinë shqiptare edhe sot, ndërsa vepra e tij mbetet themel në historinë e letrave shqipe.

Aktiviteti u mbyll me një homazh të përbashkët për kujtimin e poetit kombëtar, duke rikujtuar mesazhin dhe vlerat që Naim Frashëri i dha letërsisë, kulturës dhe kombit shqiptar.

Të Lidhura

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026
Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025
PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!
Aktualitet

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni!

4 Mars, 2026

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin
Aktualitet

‘Kosova është Serbi’! Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin

4 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2026

4 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com