InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
in Opinione
A A
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

Sonila Meço

Ky nuk është një proces i zakonshëm politik. Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe shpallja e zgjedhjeve nuk janë lëvizje të thjeshta administrative, por goditje që prekin nervin e gjallë të shtetit të së drejtës.

Dhe ja përse…
Këshilli i Ministrave, mbi bazën e një neni të ligjit për vetëqeverisjen vendore, vendosi ta shkarkojë kryebashkiakun e Tiranës pas propozimit të Këshillit Bashkiak. Veliaj nga paraburgimi, brenda afateve ligjore dërgoi ankimimin në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar vlefshmërinë e aktit. Kushtetuesja e pranoi ankimimin, duke deklaruar se ai është i njëvlershëm me njoftimin publik. Kjo gjë i dha automatikisht komandë pezullimit të çdo akti për dekretimin e zgjedhjeve të reja edhe për Bashkinë e Tiranës.

Por Këshilli i Ministrave, dërgon vendimin e shkarkimit të Kryebashkiakut në Presidencë për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore përfshi edhe Tiranën.

Presidenti dekreton datën 9 nëntor, duke e cilësuar ankimimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese si të adresuar gabim, sepse juridiksioni që mund të kërkonte pezullimin e procesit të shkarkimit të tij është administrativ. Për kreun e shtetit, “neutraliteti” në shqyrtimin e vendimit të Këshillit të Ministrave bazohet tek respektimi i faktit se shkarkimi i kryetarit të bashkisë është kryer jo në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të shkronjës C te nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Mirëpo, kreu i shtetit sapo prodhoi një krizë kushtetuese, duke u shfaqur thjesht si noter i vendimeve të ekzekutivit. Një tjetër dërrmë ndaj kontrollit e balancës, pavarësisë së institucioneve, themelit të shtetit të së drejtës. Aty ku mbahet ngrehina ku konsumojmë jetët tona, pa u bërë copë nga ligji i xhunglës.

Sepse pavarësisht nenit të ligjit për vetëqeverisjen vendore ku u mbështetet Këshilli i Ministrave për të shkarkuar një kryebashkiak, asnjë dispozitë ligjore nuk mund të shërbejë si bazë për të anashkaluar nenin 115 të Kushtetutës në shpalljen e dekretit për zgjedhje të reja nga Presidenti. Sidomos kur Gjykata Kushtetuese ka shpallur pezullimin e tyre.

Në rendin juridik shqiptar, Kushtetuta ka forcë supreme dhe çdo ligj i zakonshëm duhet të harmonizohet me të, jo të përdoret për ta tejkaluar.
Neni 115 i Kushtetutës nuk le litar jashtë. Sipas tij, shkarkimi i një kryetari bashkie është i mundur vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe gjithmonë me garanci nga Gjykata Kushtetuese.

Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore është një normë e zakonshme. Ai nuk mund të tërheqë “litarët” e supozuar të nenit 115 të Kushtetutës dhe as ta shmangë atë. Përndryshe, ligji i thjeshtë do të ndryshonte vetë Kushtetutën, gjë që është e pamundur.

Kësisoj edhe nëse Këshilli i Ministrave ka pasur vullnet politik apo ligjor për shkarkim, ky vullnet nuk ka vlerë pa kaluar në filtrin kushtetues. Kjo është shkelje e rendit juridik dhe precedent i rrezikshëm që zhvesh pushtetin vendor nga autonomia dhe qytetarët nga mbrojtja kushtetuese.

Ja pse dekreti i Presidentit nuk është thjesht i diskutueshëm, por shumë i rrezikshëm: ai çel mundësinë që çdo këshill bashkiak i mbizotëruar nga shumica e radhës të rrëzojë kryetarin e zgjedhur, duke e shndërruar mandatin e fituar me votë nga populli në një mekanizëm fare të brishtë karshi sulmit të pushtetit të radhës.

Imagjinoni dy nga precedentët më të rëndë që prodhon ky dekret i presidentit. Zgjedhjet shpallin kryetarin e ri të bashkisë, por GJK shpall të pashkarkuar ekzistuesin. Pra Tirana me dy kryetarë.
Ose, nëse fiton kandidati i opozitës në një këshill bashkiak me shumicë rilindase, ky i fundit e shkarkon me një nen të ligjit për vetqeverisjen dhe gjykata administrative e kontrolluar nga maxhoranca e pranon. Tirana sërish në zgjedhje.

Dhe kjo nuk është më krizë politike, por kushtetuese, sepse nuk zgjidhet me negociata, emra e kompromis, por me rikthimin e rendit juridik.
Zgjedhjet e shpallura mbi një dekret të pavlefshëm janë simulim i demokracisë. Simulimi nuk prodhon legjitimitet, as për Presidentin, as për qeverinë, as për opozitën.

Si për t’u larguar vëmendja nga kjo aksiomë thelbësore, djalli shkon e fshihet pas një debati krejt të parëndësishëm para shembjes së garancive juridike: emrat e kandidatëve të opozitës. Asaj opozite të vënë në cep të ringut nga kasaphana e zgjedhjeve të 11 Majit, lobimit nga shumë lart e larg prej pushtetit, kapjes së shtetit dhe intrigave përçarëse me kooptimin e rregullt nga mjeshtrat e propagandës.

Me një fishkëllimë, media e pilotuar është kuturisur pas dilemës se kë do të kandidojë opozita, duke rendur e sfilitur drejt intrigës e show-t me emra të mundshëm, kur pyetja e vetme me rëndësi ekzistenciale për pluralizmin e demokracinë është se a ekziston ende procesi kushtetues që u jep kuptim të gjitha kandidaturave? Nëse kjo pyetje nuk merr përgjigje, atëherë çdo emër është i parëndësishëm. Sepse rregulli juridik i jep rëndësinë kandidaturave, jo e kundërta.

Në këtë terren të shembur të së drejtës, të ushqesh debatin për “emrin e opozitës” është të pranosh lojën e pushtetit, të harrosh themelin në moçal dhe të merresh me bojën e mureve, të harrosh se shteti i së drejtës nuk bie nga dobësia e emrave, por nga prishja e rregullit që i mban.

Nëse procedura është e paligjshme, rezultati është i paligjshëm. Kjo është aksioma e çdo rendi kushtetues. Nëse procesi zgjedhor zhvillohet, atëherë ai ka nisur mbi shkelje kushtetuese, gjë që e çlegjitimon rezultatin përpara se të hidhet vota e parë.

Unë s’mund ta di ç’do të vendosë opozita, të marrë pjesë a jo në zgjedhjet e Tiranës. Për më tepër e sapo dalë nga masakra e 11 Majit. Ama një dilemë ekzistenciale mbetet për këdo pranon se jetojmë në një regjim që ka kapur çdo pushtet: a duhet pranuar pjesmarrja në një garë ku Kushtetuta është shkelur paq?

Nëse përgjigjja është “po”, atëherë kemi pranuar të heqim dorë nga ideja e shtetit të së drejtës. Dhe nëse pranohet kjo, atëherë diskutimi e negociatat për emrat bëhen krejt të parëndësishme.

Thelbësore për mua mbetet pyetja, që do t’ja drejtoja çdo ndërkombëtari nga vende demokratike e që bën arbitrin a vëzhguesin e zgjedhjeve në Shqipëri: a mundet të dekretojë Presidenti datë të re zgjedhjesh për kryetar bashkie kur Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar shkarkimin e kryetarit ekzistues në vendin e tyre?

Dhe në fund fare, një detaj kureshtar, nga ata ku fshihet me qejf djalli: pse me kaq nxitim pushteti për të shkuar në zgjedhje duke shkalafitur hapur kushtetutën? Pa hë njëherë…

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com