InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025
in Aktualitet
A A
PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat


Partia Demokratike pretendon se Edi Rama ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak se administrata publike po i refuzonte të zbatonte urdhrat e paligjshëm të tij.

“Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.” – tha zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Sipas saj, koncepti i “ministrit virtual” nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare, teksa shtroi pyetjet se kush do e mbikëqyr “Diellën”, apo se kush do të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj.

Në deklaratën e dhënë nga selia blu, Vangjeli tha se ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet. Sipas saj, Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit.

Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama.

Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.

Sipas Kryeministrit, Diella do të garantojë që tenderat publikë të jenë 100% të pakorruptueshëm dhe tërësisht transparentë.

Por në thelb, kjo nismë ngre një sërë shqetësimesh serioze ligjore dhe kushtetuese:

Koncepti i ‘ministrit virtual’ nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare. Emërimi, betimi dhe shkarkimi i një ministri rregullohet qartë në ligj, dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht.

Mungon çdo formë e përgjegjshmërisë ligjore apo institucionale për këtë ‘ministër virtual’. Kush e mbikëqyr Diellën? Kush mban përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike?

Ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive. Nga titullari i autoritetit kontraktor, te përgatitja e fondit limit, hartimi i specifikimeve teknike, vlerësimi i ofertave dhe mbikëqyrja e zbatimit të kontratës – çdo hap është i rregulluar dhe i ndarë mes aktorësh të ndryshëm, për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet.

Kryeministri Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit.

Ky është thelbi i problemit me korrupsionin në tendera: jo sistemi elektronik i prokurimeve, i cili është i sigurt, dhe as legjislacioni ekzistues, por ndërhyrjet e vazhdueshme për të shpallur fitues operatorë të paracaktuar, në kundërshtim me kriteret e ligjshme të garës.

Dekreti i Presidentit të Republikës, konfirmoi zyrtarisht përfshirjen e Kryeministrit në ngritjen dhe drejtimin e kësaj strukture joformale, përmes të cilës ai synon të ushtrojë kontroll absolut mbi fondet publike.

‘Ministrja virtuale Diella’, ose ndryshe, vetë Edi Rama, nuk i plotëson kriteret ligjore për një administrim efikas, efektiv dhe ekonomik të burimeve publike.

Ky mekanizëm nuk garanton transparencë, ligjshmëri, apo mbrojtje ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë publike, përkundrazi, i hap rrugën abuzimit pa asnjë llogaridhënie.

Të Lidhura

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

25 Shkurt, 2026
Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës
Aktualitet

Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës

24 Shkurt, 2026
Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena

24 Shkurt, 2026
Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim
Aktualitet

Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim

23 Shkurt, 2026
Juglindja e Shqipërisë e izoluar/ Rama gjen zgjidhjen për të shkuar në Korçë, fluturon me helikopter
Aktualitet

Juglindja e Shqipërisë e izoluar/ Rama gjen zgjidhjen për të shkuar në Korçë, fluturon me helikopter

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

25 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com