InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025
in Bota
A A
“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, kanë nisur një betejë ligjore në SHBA për të kundërshtuar pretendimet e shpërndara nga influencuesja amerikane Candace Owens, e cila ka pohuar se zonja Macron ka lindur mashkull.

Avokati i çiftit, Tom Clare, deklaroi në një intervistë për BBC se Macronët janë të përgatitur të paraqesin prova fotografike dhe shkencore për të hedhur poshtë këto akuza. Sipas tij, Brigitte Macron është tepër e shqetësuar nga aludimet, të cilat kanë krijuar edhe shpërqendrim për presidentin francez.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese të mendosh se duhet të shkosh dhe të paraqesësh këtë lloj prove. Por ajo është e vendosur ta bëjë, për të sqaruar situatën dhe për të ndalur shpifjet,” u shpreh Clare.

Pretendimet për identitetin e Brigitte Macron qarkulluan fillimisht në YouTube në vitin 2021 nga blogeret franceze Amandine Roy dhe Natacha Rey. Familja Macron fitoi një çështje për shpifje në Francë në vitin 2024, por vendimi u rrëzua në apel një vit më vonë mbi bazën e lirisë së shprehjes. Procesi vazhdon edhe sot në gjykatat franceze.

Në korrik 2025, çifti Macron ngriti një padi për shpifje kundër Owens në SHBA, duke e akuzuar se ka shpërfillur faktet dhe ka mbështetur teori konspirative për motive ideologjike dhe politike.

Presidenti Macron, në një intervistë për Paris Match gjatë verës, e cilësoi këtë situatë si një përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të bashkëshortes.

“Është fjala për mbrojtjen e nderit tim. Kjo është një absurditet i pastër, i bërë me dashje për të shkaktuar dëm,” tha Macron.

Të Lidhura

Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të
Bota

Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të

16 Janar, 2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin

14 Janar, 2026
Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros, mund t’i ndodhë edhe liderëve të tjerë
Bota

Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros, mund t’i ndodhë edhe liderëve të tjerë

3 Janar, 2026
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave turke në Gaza
Bota

Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave turke në Gaza

30 Dhjetor, 2025
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it
Bota

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it

23 Dhjetor, 2025
Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun
Histori

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun

18 Janar, 2026

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”
Aktualitet

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”

18 Janar, 2026

Belind Këlliçi nga Lapraka: Më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës
Aktualitet

Belind Këlliçi nga Lapraka: Më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës

18 Janar, 2026

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë
Aktualitet

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë

17 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com