InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
in Politikë
A A
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

Shpetim Axhami, kryetar i PLL

23 Gushti – Dita Europiane e Kujtesës për Viktimat e Regjimeve Totalitare

Në Shqipëri, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe të atyre që i projektuan më së keqi këtu tek ne këto krime, dështuam, dështuam sepse nuk kujtuam, por shpejt harruam, nuk vlerësuam dhe respektuam viktimat e komunizmit dhe nuk i dënuam kurrë krimet e tij, prandaj dhe rrezikohemi…

Më 23 Gusht 1939 u nënshkrua Pakti famëkeq Ribbentrop–Molotov (nazist–stalinist), i cili i hapi rrugën Luftës së Dytë Botërore. Luftë e cila pasi solli miliona viktima bëri që Evropa Lindore ra nën kthetrat e diktaturave komuniste, duke prodhuar dhimbje, vuajtje e krime të llahtarshme.

Shqipëria, për fat të keq, u kthye në një shtet-burg të ndërtuar mbi terror, dhunë, frikë dhe izolim total.
1-Rreth 7 mijë qytetarë u pushkatuan nga regjimi komunist.
2-Rreth 1 mijë të burgosur humbën jetën në qelitë e ferrit.
3-Rreth 6 mijë të tjerë vdiqën në kampet e internimit dhe punës së detyruar.
4-Janë kryer mbi 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.
5-Mbi 59 mijë qytetarë u internuan, duke u detyruar të punonin në kushte çnjerëzore.
6-Shqipëria kishte mbi 100 burgje dhe kampe përqendrimi, simbole të një regjimi gjakatar!

Edhe sot, pas 35 viteve nga rënia e diktaturës, mbi 4.500 viktima të pushkatuara ende nuk kanë një varr. Askush nuk u gjykua, askush nuk kërkoi falje, dhe krimet e komunizmit kurrë nuk u dënuan. Ligji i lustracionit nuk u zbatua, ish-funksionarët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit vazhduan të qëndrojnë në pushtet.
Shumë prej disave që “përfaqëfuan” demokracinë pas viteve ‘90 vetëm e njollosën atë dhe çuditërisht u veshën më shumë se kushdo tjetër me pushtet, ndërsa ish-të përndjekurit politikë kurrë nuk u integruan si duhet dhe nuk morën atë që meritonin.
Kjo tregon jo vetëm padrejtësinë e së shkuarës, por edhe dështimin e shtetit për të shëruar sadopak një pjesë të plagëve të regjimit totalitar komunist në Shqipëri.

Asnjëherë nuk është vonë!

Koha kërkon një reagim të bashkuar dhe një organizim të çdo faktori të djathtë, vetëm kështu mund të rivendosim drejtësinë historike dhe të çlirojmë Shqipërinë nga trashëgimia komuniste dhe pseudodemokracia që mban peng të ardhmen e vendit.
Vetëm kështu mund të arrihet ajo që duhet!

1-Dënimi ligjor i krimeve të komunizmit dhe atyre që i shkaktuan këto krime.
2-Caktimi zyrtar i një Dite Kombëtare të Kujtesës për Viktimat e Komunizmit.
3-Ndërtimi i një memoriali kombëtar dhe një parcele për të zhdukurit e diktaturës.
4-Krijimi i Muzeut të Kujtesës së Krimeve të Komunizmit.
5-Rritja e buxhetit shtetëror për kërkimin e eshtrave të të zhdukurve.
6-Studimi i krimeve të komunizmit në tekstet shkollore, për edukimin e brezave të rinj dhe ndalimi me ligj i përdorimit të çdo simboli të tij.
7-Pastrimi i institucioneve shtetërore nga individët e lidhur me krimet e diktaturës dhe ish-sigurimin e shtetit.
8-Përfundimi i procesit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve brenda 5 viteve.
9-Identifikimi dhe nderimi i plotë i viktimave të komunizmit.

Regjimet totalitare vijnë gjithmonë në emër të popullit, propogandohen në emër të tij, por përfundojnë duke shtypur dhe skllavëruar popullin.
Sot, në Ditën Europiane të Kujtesës për Viktimat e Regjimeve Totalitare, përulemi me nderim përpara kujtimit të mijëra shqiptarëve të vrarë, torturuar dhe të zhdukur nga diktatura komuniste.

🇦🇱 Kurrë më komunizëm në Shqipëri!

Të Lidhura

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com