InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
in Opinione
A A
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

Nga Ermal SPAHIU

U bë kohë që se ndez më televizorin. Qëndron aty, përballë krevatëve dhe tryezës, si një statujë formale. Edhe pse ndjej keqardhje kur mendoj se nuk e përdor për asnjë funksion të vetëm, sërish them me bindje se është veprimi i duhur, për aq kohë sa pas atij ekrani të zi, fshihen njëmijë e një të zeza dhe asnjë e bardhë. Unë jam mësuar me vlerën, kulturën, të vërtetën, risitë, surprizat, argëtimin dhe e di shumë mirë që këto veçori nuk do më ofrohen nëse marr telekomandën dhe shtyp butonin që ‘i jep jetë’ ekranit të zi. Kjo sepse përballë do më ndillen ngjarje, kronika dhe emisione të cilat bëjnë të kundërtën e asaj me të cilën jam mësuar e kjo nuk më shërben, veçsa më dëmton. U mendova gjatë pasi i rashë rreth e rrotull dhomës me ekranin e fikur dhe në fund u ula në ballkon. Fillova të mendoj si qytetar, e mandej si gazetar. Më erdhën një varg mendimesh dhe shkruajta çfarë më erdhi në një copë letër që e kisha me vete.

Mediat:

I duan lajmet e verifikuara, por u bëjmë jehonë atyre të fabrikuara.
Duan lajmin e parë, por ngutja çon në dezinformim.
Duan shikueshmërinë, por askush nuk ia di përmbajtjen.
Duan thyerjen e rekordeve, por e vetmja gjë që dinë është të shesin imazh.
E duan të vërtetën, por e asfaltojnë me propagandë.
Duan të bëhen syri i publikut, por njërin e qërruan me censurë.
E duan zërin të bërtitet, por e kanë mbytur me linçim.
Duan të informojnë, por e qajnë reklamën duke e pompuar me frymëmarrje artificiale.
Duan të bëhen urë me qytetarin, por në anën tjetër ngrenë murin që të fshihet e vërteta.
I duan zhvillimet, por oreksin e mbushin me klikimet.
Bëjnë shumë për kujtesën, por filmojnë shkatërrimin.

Mediat sot mision kanë të parën, por devijojnë tek e dyta.

Më ngjau e gjitha një lojë matematike në fund ku kalkulimet provonin gjithmonë të kundërtën. Asnjë teoremë s’ia doli të mposhte argumentet e mia se diçka mund të ndryshojë. X-i u bë problematik, çdo vlerë u përpjesëtua dhe çdo antivlerë m’u shumëzua.

Si përfundim, lashë gjithçka dhe nisa rutinën e zakonshme. Fundja kështu mund ti vë në zbatim rregullat e mia.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com