InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025
in Aktualitet
A A
Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.

Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, por këtë rregull demokrati e shkeli pak çaste më vonë. Demokrati sfidoi KAS dhe policinë, duke u futur sërish në sallën e rinumërimit.Dogjani pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo, kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

Ai “kërcënon” se do të shkojë në SPAK, teksa thotë se i kanë marrë shumë vota deri më tani me këtë pretendim. Më pas ai i drejtohet anëtarit të KAS, Ilir Rusmali duke i thënë se duhet t’i vijë turp, që i shpalli votën e pavlefshme. “Jo numërues demokrat të jetë, po vëllai im të jetë”, thotë ai.

Pas përplasjes me anëtarët e KAS, deputeti Asllan Dogjani është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë. Në një deklaratë për mediat ai akuzon kryeministrin Edi Rama se është kapur nga mafia dhe ka shitur interesat e qytetarëve.

“Shikoni se çfarë diktature! Shqipëria po merr fund. Popull çohuni në këmbë të zhdukim hajdutët, të zhdukim ata që po kthejnë vendin në diktaturë Rama është marrë peng nga mafia kombëtarë e ndërkombëtare dhe ka shitur interesat e qytetarëve dhe sot mundohet të na mbyllë gojën ne që duam të vendosim drejtësi për të drejtën e votës”, shprehet Dogjani.

Ai akuzoi KAS se vepron me dy standarde.

Të Lidhura

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com