InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Si ndikon vapa tek personat me probleme të shëndetit mendor dhe pse duhet të marrin masa

7 Qershor, 2025
in Aktualitet
A A
Psikologe Marsela Lekli: Si ndikon vapa tek personat me probleme të shëndetit mendor dhe pse duhet të marrin masa

Me ardhjen e vapës përvëluese, shumica e njerëzve ndjejnë lodhje, nervozizëm apo rënie të energjisë. Por për ata që përballen me çrregullime të shëndetit mendor – si ankthi, depresioni, çrregullimet bipolare apo skizofrenia – temperaturat ekstreme mund të jenë realisht kërcënuese.

Si ndikon vapa tek shëndeti mendor?
1.Rrit ndjesinë e irritimit dhe agresivitetit.
Vapa ul tolerancën ndaj stresit dhe e bën personin më të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të vogla.
2.Nxit pagjumësi dhe lodhje ekstreme.
Mungesa e gjumit e përkeqëson çdo gjendje psikologjike ekzistuese.
3.Ndikon në efektin e medikamenteve.
Disa barna psikiatrike ndikojnë në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën, duke rritur rrezikun për dehidratim apo goditje nga dielli.
4.Izolimi social rritet.
Kur është shumë nxehtë, shumë njerëz shmangin daljet, çka ndikon te ndjenja e vetmisë – veçanërisht te personat që jetojnë vetëm.

Masat që DUHET të merren:
Qëndrimi në ambiente të freskëta dhe me ajrim të mirë. Nëse nuk keni kondicioner, përdorni ventilatorë dhe mbani perdet të mbyllura gjatë sidmos mbas dreke ku nxehti është më i lartë.
Hidratimi i vazhdueshëm. Pini ujë çdo orë, edhe nëse nuk ndjeni etje.
Rishikimi i medikamenteve me psikologun ose psikiatrin.
Disa barna mund të kërkojnë dozë tjetër gjatë muajve të verës.
Ruajtja e rutinës së përditshme. Mos u izolohuni – edhe një telefonatë e thjeshtë apo dalje në orët e freskëta ndihmon shumë.
Mbështetje për të afërmit. Nëse keni dikë pranë që vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, kini kujdes më të shtuar gjatë stinës së nxehtë. Thjesht një mesazh: “Si je sot?” bën shumë.

Vapa nuk është vetëm çështje fizike — është dhe një sfidë mendore për shumë njerëz. Tregojmë kujdes, tregojmë dashuri.

Psikologe/ Psikoterapiste
MSC.Marsela Lekli

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com