Kreu i PD Sali Berisha, pasi u la në “detyrim paraqitje” nga GJKKO për aferën “Partizani”, foli para mediave.
Berisha zbuloi mesazhin që la për Dumanin, ku theksoi se mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar.
Sali Berisha: Dumanit të Ramës i lash një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Ramës se asgjë në botë nuk mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikane. Pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Rama në javën e parë të shkojë pranë McGonigal.