Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami në këtë ditë të shënuar të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse, ka uruar të gjithë besimtarët, duke kujtuar se kjo është ditë e bashlimit të të gjithë shqiptarëve.
Urimi i plotë:
Gëzuar Pashkët!
Në këtë ditë të shenjtë që na bashkon të gjithëve në besim dhe shpresë, uroj që zemrat tuaja të mbushen me paqe, dashuri dhe dritën e ringjalljes. Qoftë kjo festë bekim për familjet tuaja dhe udhërrëfyes për ditë më të mira!