Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës ku tha se do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.
Në një moment, teksa përpiqej të joshte gjininë femërore me fjalë të bukura për tu marrë votën, Rama tha se gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë.
Mesa duket, Rama i ka humbur shpresat që meshkujt do i japin fitoren që po përpiqet ta marrë me të gjitha format dhe tashmë u serviloset femrave dhe grave me shpresën që ti shtohet ndonjë votë.
“Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.
Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.
Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu”– tha Rama.