InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe kinematografisë shqiptare (jeta dhe vepra)

3 Prill, 2025
in Të ndryshme
A A
PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe kinematografisë shqiptare (jeta dhe vepra)

Aktorja ikonë e kinematografisë shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Margarita Xhepa ndërroi jetë sot në moshën 91-vjeçare, ndërsa një ditë më parë festoi ditëlindjen. Ikja e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për botën e artit e kulturës. Aktorja e mirënjohur do të përcillet me nderime dhe homazhet për të pritet të bëhen në ministrinë e Kulturës. 

Por kush ishte Margarita Xhepa? 

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj. Roli i saj i fundit ishte në filmin italian “Bubbles” nga Meri Dishnica.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe
PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe
PROFIL/ Lamtumirë Margarita Xhepa! Kush ishte Zonja e Madhe e Teatrit dhe

1.    Bolero në vilën e pleqve – (2021) Firdus

2.    Në kërkim të kujt (2011), serial

3.    Tingulli i heshtjes (2010) telenovela

4.    Kronikë provinciale (2009)

5.    Ne dhe Lenini (2008) – Beti

6.    I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit

7.    Mirupafshim (1997)

8.    E diela e fundit (1993)

9.    Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina

10.  Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës

11.  Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës

12.  Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit

13.  Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës

14.  Misioni përtej detit (1988) – Kristulla

15.  Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta

16.  Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës

17.  Gabimi (1986) – Mësuesja

18.  Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit

19.  Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos

20.  Apasionata (1983) – Nëna e Arturit

21.  Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit

22.  Shokët (1982) – Nëna e Gencit

23.  Dita e parë e emërimit (1981) – Drita

24.  Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit

25.  Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës

26.  Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit

27.  Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari

28.  Dimri i fundit (1976) – Shano

29.  Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja

30.  Tokë e përgjakur (1976) – Sandra

31.  Gjurma (1970) – Violeta

32.  Vitet e para (1966) – Zyraka

Të Lidhura

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë
Bota

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë

19 Shkurt, 2026

HOROSKOPI DITOR, 19 shkurt 2026
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…
Aktualitet

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

18 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com