InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Dokumenti, grekët i kërkojnë ende ministrit Pirro Vengu të shkojë të bëjë ushtrinë!

24 Mars, 2025
in Të ndryshme
A A
Dokumenti, grekët i kërkojnë ende ministrit Pirro Vengu të shkojë të bëjë ushtrinë!

Formulari i dekriminalizimit, Pirro Vengu pranon se grekët duan që ai të kryejë shërbimin ushtarak

Nuk kanë fund çudirat dhe perlat në Shqipëri. Vetëm te ne ndodh që në krye të institucioneve ku ka të dhëna sekrete janë emëruar njerëz me disa kombësi. Rasti më i çuditshëm është ai i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka shtetësi greke.

Por kjo nuk është e gjitha. Greqia vijon ta kërkojë ende Pirro Vengun që të bëjë ushtrinë, edhe pse është ministër i Mbrojtjes në vendin tonë. Për të qenë më të qartë. Kur Pirro Vengu ishte shef kabineti në Ministrinë e Jashtme në vitin 2015, kohë në të cilën ministër ishte Ditmir Bushati, i erdhi një shkresë nga Greqia dhe i kërkohej që të shkonte ushtar. Kjo gjë shkaktoi debate të shumta në atë kohë, pasi një zyrtari shqiptar i kërkohej të shërbente për ushtrinë greke, për më tepër që ai kishte akses në të dhënat sekrete.

Por edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ajo kohë, Vëngu vijon të kërkohet që të bëjë ushtrinë. Këtë e ka pranuar vetë ministri në Formularin e Dekriminalizimit. “Pamfleti”, ka siguruar formularin e dekriminalizimit të dorëzuar nga ana e tij në KQZ, duke qenë se kandidon në Vlorë për deputet.

Në fund të formularit ai ka bërë një shënim, ku bën me dije se Greqia ende e kërkon të kryejë shërbimin ushtarak dhe për shkak se ai nuk e ka kryer, i është kufizuar qëndrimi në shtetin helen. Sipas asaj që thotë Vengu, ai nuk mund të qendrojë atje më shumë se 30 ditë në vit. Sipas ligjit grek, shërbimi ushtarak kryehet deri në moshën 45-vjeçare, moshë të cilën Vengu nuk e ka arritur. 

Pra absurdi është se Vengu ka në dorë sekrete të NATO dhe të dhëna sensitive, por ndërkohë ka shtetësi greke dhe vijon të kërkohet që të bëhet pjesë e ushtrisë së tyre. /Pamfleti

Dokumenti, grekët i kërkojnë ende ministrit Pirro Vengu të

Formulari i dekriminalizimit

Të Lidhura

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com