InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Ky është sherri i plotë Trump-Zelensky, fraza që i “vuri flakën”

1 Mars, 2025
in Bota
A A
Ky është sherri i plotë Trump-Zelensky, fraza që i “vuri flakën”

Një skenë pa precedentë është ajo që ka ndodhur në Dhomën Ovale gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Përpara kamerave, presidenti amerikan Donald Trump dhë zëvëndësi i tij JD Vance kanë ngritur zërin ndaj presidentit ukrainas duke i folur me tone shumë të ashpra.

Liderët amerikanë lëshuan një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.

Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.

Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.

“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.

Gjatë fjalës së tij, Trump i ka thënë Zelenskyt të jetë mirënjohës teksa e ka akuzuar atë se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

“Je vendosur në një pozicion të keq. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë, nuk i keni kartat e duhura duhet të arrini një marrëveshje me Rusinë. Ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi, dhe nëse tërhiqemi, do të duhet ta përballoni vetë. Nuk mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë”, theksoi Trump.

Ndërsa Zelensky iu kundërpërgjigj se nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz, teksa nuk mungoi përplasja me zv,presidentin e amerikan.

“Nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz. Putin është një kriminel, ai e nisi luftën edhe duhet të paguajë, duhet të ndalet në nuk kemi asnjë kompromis me një vrasës”, u shpreh Zelensky.

Gjatë replikave, Zelensky e ka pyetur Zv/Presidentin Vance nëse ai ka qenë në Ukrainë për të parë skenat e luftës. Ndërkohë, Vance shprehet se ka lexuar dhe ka parë.

Më pas, Zelensky tund kokën duke i thënë se edhe SHBA-ja do të ndjejë pasojat e luftës.

Pas kësaj fjalie, Trump shfaqet dukshëm i frustruar dhe ndërhyn: ”Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fortë”.

“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump.

Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën

Trump: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim.

Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.

Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paraardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”.

“Për tre ditë e dëgjova nga Putini”, përgjigjet Zelensky.

Më herët në takimin Trump-Vance-Zelensky

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë.

Zelensky: Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’?”

Vance: Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: “Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…”

Ai ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

Diskutimet me tone të larta dhe kritikat e forta të bëra nga Trump-Vance ndaj Zelenskit, bënë që marrëveshja të mos nënshkruhej.

Në këtë mënyrë, Presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe konferenca për shtyp që ishte lajmëruar paraprakisht, u anulua.

Donald Trump akuzoi Zelenskyn në rrjetet sociale se nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i la derën hapur se mund të kthehet sërish ku të jetë gati për paqe.

Një takim ky që nuk prodhoi asnjë të mirë, dhe që ndoshta solli dhe fundin e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin.

Të Lidhura

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025
Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025
37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën 3 muajshe dhe vetëvritet!
Bota

37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën 3 muajshe dhe vetëvritet!

12 Gusht, 2025
FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij
Bota

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij

7 Gusht, 2025
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami
Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami

30 Korrik, 2025
Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!
Bota

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!

29 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com