InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Denada Dapellari: Fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfidat e institucioneve arsimore për integrimin e tyre

24 Shkurt, 2025
in Opinione
A A
Denada Dapellari: Fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfidat e institucioneve arsimore për integrimin e tyre

Denada Dapellari – ISA

Sot një ndër sfidat kryesore të fëmijëve me nevoja të veçanta është arsimimi. Kur flasim për arsimin në vendin tonë, mund të themi se shkolla shqiptare po përpiqet ta përmbushë misionin e saj.

Sfida e arsimit tonë të përgjithshëm publik ka treguar, dhe po vazhdon të tregojë shumë mangësi në intergrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Barra për arsimimin e fëmijëve me nevoja ndryshe, duhet të shpërndahet edhe në sistemin e arsimit të përgjithshëm publik, dhe mos t´i ngelet vetëm shkollave speciale.

Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor mund dhe duhet të arrihet përmes hartimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave në nivel qëndror dhe vendor.

Rol të rëndësishëm në përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt kanë edhe prindërit.

Andaj, secili prind duhet të dijë që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuar i gëzojnë të gjitha të drejtat si bashkëmoshatarët e tyre.

Po ashtu prindi duhet të jetë i vetëdijshëm se fëmija, edhe pse me nevoja të veçanta arsimore, ka të drejtë të patjetërsuar për tu arsimuar në shkollat ku mësojnë të gjithë.

E domosdoshme nga ana e prindit është që ta fuqizoj fëmijën se edhe ai e ka të drejtën për tu mbrojtur nga diskriminimi; të drejtën për të shprehur idetë e tij; dhe të drejtën që këto ide të merren në konsideratë.

Prindi është personi i parë, i cili duhet të mbrojë fëmijën në rast se mohohen të drejtat e tij, sepse në këtë mënyrë jo vetëm mund të arrihen të drejtat e fëmijëve, por fëmija merr shembull se si duhet kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tij kur të arrijë moshën madhore.

Prindi asnjëherë nuk duhet të ndihet fajtor apo të turpërohet për aftësinë e kufizuar të fëmijës së vet, sepse kjo reflektohet direkt tek fëmija dhe ndikon negativisht gjatë rritjes dhe zhvillimit të tij.

Në mbarëvajtjen e procesit mësimor të fëmijës me nevoja të veçanta arsimore rol themelor luan edhe komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi i shëndoshë i prindit me shkollën dhe anasjelltas.

Sinqeriteti i prindit ndaj mësimdhënësve ndikon pozitivisht në procesin mësimor të fëmijës.

Mosparaqitja e specifikave të fëmijës nga ana e prindit bën që fëmija të mos arrij aq sa ka mundësi.

Mirëpo edhe kujdesi i mësuesites në komunikimin e çdo ndryshimi të fëmijës tek prindi ndikon mjaft mirë dhe ndihmon në përcjelljen e progresit në përgjithsi të fëmijës por edhe në përcjelljen e ndonjë progresi në ndonjë fushë të veçantë që mund të jetë me perspektive për atë fëmijë.

Prindërit mund të informojnë mësimdhënësit për gjërat që ndodhin në shtëpi, të cilat mund të ndikojnë sjelljen e nxënësit siç janë sëmundjet serioze, lindja e një fëmije të ri në familje, ndryshim në ilaqet që i merr fëmija – e që janë informacione që mund ti ndihmojnë mësuesit.

Prindi duhet ta informoj mësimdhënësin për kontrollet dhe rekomandimet e dhëna nga mjekët, psikologët apo profesionistët tjerë që e kanë vlersuar fëmijën për të cilat nuk është i informuar mësimdhënësi.

Në pjesën e edukimit, mësuesit duhet ti ftojnë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të shohin klasën, mjedisin, duhet ti informojnë ata rregullisht për përparimin e fëmijëve të tyre dhe të vendosin komunikim të rregullt.

Të Lidhura

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026
Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa
Bota

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

1 Mars, 2026

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës
Aktualitet

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës

1 Mars, 2026

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

1 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com