InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: Sorosin e kam mik dhe jam shumë krenar! Kam miqësi dhe me armiqtë e tij

18 Shkurt, 2025
in Aktualitet
A A
Rama: Sorosin e kam mik dhe jam shumë krenar! Kam miqësi dhe me armiqtë e tij

Edi Rama, gjatë përgjigjeve me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, iu është përgjigjur dhe aludimeve në lidhje me marrëdhënien e tij me  multimiliarderit George Soros dhe djalin e tij, Alex Soros, pas rikthimit të Donald Trump në pushtet.

Rama deklaroi se të dy i ka patur dhe do t’i ketë miq, teksa u shpreh shumë krenar për këtë miqësi, teksa aludimet i konsideroi si përralla dhe histori propagandistike.

Më tej, ai shtoi se ka miqësi edhe me kundërshtarët e tyre, dhe nuk dihet nëse në këtë rast i referohej Richard Grenellit apo Viktor Orbanit, pasi përmendi fotot që ka në rrjet apo takimet. Rama theksoi se historitë me amerikanë, duhet t’i lëmë t’i zgjidhin amerikanët me njëri-tjetrin.

Komentet Rama i bëri pas akuzave të Sali Berishës dhe strategut amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, të cilët janë shprehur se kryeministri është kukulla e George Sorosit.

Armando Ramaj: O Rama, po si ta kishte publikuar Leksi foton për inat publikoje dhe ti foton me të dhe tregoje që je burrë.

Edi Rama: Unë Alex Sorosin e kam pasur mik, të atin e kam mik. I kam pasur dhe do t’i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi që e kemi shumë të qartë bashkë. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që as nuk kanë lidhje fare, mua nuk më impresionojnë. Dhe, siç kam miq Alexin, të atin, kam edhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta, por nuk bëj spekulime dhe abuzime me miqtë. Mos u bëni qesharakë, lërini historitë mes amerikanësh, t’i zgjidhin amerikanët me njëri-tjetrin. Mos gënjeni veten se këtu ku jemi ne jemi kërthiza e botës, etj etj. Mos ma qaj mua hallin fare për miqtë e mi. Unë kam shumë miq dhe mes tyre janë kundërshtarë apo armiq dhe nuk po filloj të t’i numëroj, por merr shih të gjithë koleksionin e fotografive dhe takimeve të mia dhe do shohësh më shumë se sa një rast se kjo që po të them është më se e vërtetë, dhe në nivelet më të larta, unë kam besimin të jem. Kështu që këto historitë me kukulla dhe me mjeshtra mos i hani se nuk iu çojnë as gjëkundi.

Të Lidhura

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com