Më 1 mars do të mbahen primaret në PD, që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë. Ato do të zhvillohen në rang qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër.
Përzgjedhja do të bëhet përmes një sërë kriteresh, që është pragu, në varësi të kontributit politik për ata që do të garojnë në primare (në rastin e deputetëve që do futen në primare kontributi në parlament).
Rregullorja përcakton që drejtuesit e qarqeve nuk do të futen në primare. Rregullorja do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot pasdite.