Këtë të mërkurë po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Mbështetës të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë përpara ambienteve të GJKKO-së të cilët kanë bërë thirrje të vazhdueshme: “Lali, heroi jonë, Lali Eri”.
Mes mbështetësve është e pranishme dhe këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga.
Qytetarët shprehen të bindur se do qëndrojnë në mbështetje të Erion Veliajt, deri në dhënien e një vendimi ndaj tij.
Mbështetësit janë mbledhur për herë të dytë që prej orës 16:30, ndërkohë seanca ka nisur që në orën 13:30 dhe u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.