Komision Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.13 për qind të votave pas numërimit të 88.59 për qind të votave, apo 2 mijë e 244 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithsej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 08:56.
PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.67%, kurse AAK 7.64%. Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.30%.
Procesi i numërimit vijon, ndërsa priten rezultate të tjera në orët në vijim.
![Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon të dhënat e fundit,](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1739178158xcapture-59-1000x429-897.jpg)