Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Deri më tani janë numëruar 2244 vendvotime nga 2533 në total.
Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 41.14%. E dyta rendit PDK me 21.99%, ndërsa e treta është LDK me 17.68 %.
AAK dhe Nisma kanë marrë 7.65% të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 4.5% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.