Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbesin të hapura deri në orën 19:00.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.
Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës.
Ndërkaq, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Evropë ka përfunduar procesi i votimit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se nga 20.324 votuesit e regjistruar, 14.463 qytetarë kanë votuar, apo 71.16 për qind.
Në këto shifra nuk është përfshirë pjesëmarrja në votime në përfaqësitë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku procesi po vazhdon.