Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka vijuar sulmet ndaj FBI-së duke e quajtur një institucion tërësisht të korruptuar.
Në një deklaratë Trump citohet të thotë se ai është viktima e këtij institucioni, duke shtuar se ai arriti ta mposhtë atë, por njerëz të tjerë janë trajtuar në mënyrë të tmerrshme sipas tij.
Trump thotë se FBI është përdorur si armë për të luftuar kundërshtarët politikë.
Kujtojmë se Trump përgjatë administratës Biden u hetua për disa çështje, ku kryesorja ishte sulmi në Kapitol nga mbështetësit e tij.
Në ditën e parë të presidencës së tij të dytë, ai nxitoi të falte gjithë grupin e sulmuesve të ngjarjeve të 6 janarit 2021, një grup që përfshinte mbi 1500 persona.
Gjithashtu institucionin e FBI-së e ka kapur së fundmi një valë shkarkimesh të hetuesve, ndërsa shumë agjentë të tjerë janë pyetur se çfarë roli kanë pasur përgjatë hetimeve për sulmin në Kapitol.
Fjala e presidentit Trump
Mendoj që FBI ishte një institucion shumë i korruptuar dhe unë jam viktimë e këtij institucioni në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Unë arrita ta mund por njerëz të tjetër janë trajtuar në mënyrë të tëmerrshme. Mendoj se FBI kishte një reputacion të mirë. Por mendoj se ky reputacion është dëmtuar rëndë ashtu si reputacioni i Departamentit të Drejtësisë.
Shikoni cfarë kanë bërë duke përdorur drejtësinë si armë. Shikoni cfarë i kanë bërë kundërshtarëve politik.
Kujt do ja merrte mendja që FBI do korruptohej sic u korruptua?
Kujt do ja merrte mendja që kjo do të ndodhte? Kujt ja merrte mendja që do përdorej kundër kundërshtarëve politik ashtu sic ndodhi?