InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria! Vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit

22 Dhjetor, 2024
in Aktualitet
A A
Rama: TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria! Vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me mbylljen e platformës së TikTok-ut. Në reagimin e tij të fundit  në “X” Rama shkruan se ndalimi i TikTok nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Kryeministri shtoi se TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

Rama theksoi se Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij. Ai shtoi se Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës. Rama tha se platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve dhe se vendimi nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.

Reagimi i plotë i Ramës:

Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.

Vendimin për mbylljen e TikTok e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Rama thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social. Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.

Të Lidhura

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026
Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026
Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026
Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026
Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

8 Qershor, 2026
Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!

7 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com