InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Ja si shprehet gazetarja Aida Shtino për Parashqevi Simakun…

16 Dhjetor, 2024
in Lifestyle
A A
Ja si shprehet gazetarja Aida Shtino për Parashqevi Simakun…

Këto ditë është ngritur rrjeti në këmbë për shkak të pamjeve që u publikuan të këngëtares tonë të famshme Parashqevi Simaku. Atë ditë që e pashë ndjeva një keqardhje në shpirt, ishte sikur po shikoja dikë të familjes time në atë gjendje…
Parashqevia me zërin e saj brilant, me prezencën e saj ,ishte pjesë e çdo familje shqiptare, sidomos në ato ditë të vështira të diktaturës…ajo ishte për ne si një dritare e bukur shpirëtore shpresëdhënëse.Këngët e saj i dija përmendësh dhe mbaj mend që i këndoja nëpër shtëpi , apo i kërcenim në mbrëmjet tona të vallzimit , të vetmet aktivitete argëtuese që ne kishim në atë kohë. Këngët e saj më lidhin edhe sot me adoleshencën dhe jam e bindur edhe disave prej jush ,që e keni jetuar kohën e Parashqevi Simakut. Akoma edhe sot këngët e saj i kam mbledhur në një usb dhe i dëgjoj në makinë. Ndërkohë kur pash ato pamje të saj mu trondit shpirti dhe me vete mendova, se sa shumë figura të artit shqiptar ne i kemi “katandisur” në atë ditë…
Me vete mendova që ne shqiptarët jemi krenarë vetëm të bërtasim nëpër stadiume dhe kaq, më tej as që duam t’ia dimë.
Mirë ne që jetojmë brenda vendit që e dimë, se nëse në këtë vend ke vlera , këtu të mbysin dhe të groposin dhe ta bëjnë shpirtin fërtele e kënaqen derisa të mos ekzistosh më dhe këtë ma besoni , sepse e kam përvojë nga vetja ime…

Por nejse këtë shkrim nuk po e bëj për veten time, (edhe pse e kam një lëmsh në zemër e do vijë dita që secili do mari dënimin që meriton, sepse unë besoj tek Drejtësia Hynore) por këtë shkrim po e bëj për Parashqevinë dhe këtu e kam fjalën për lobin shqiptar të Amerikës ,që nuk lanë këngëtarë e këngëtare, pa ftuar në eventet e tyre famoze në emrin e Shqipërisë… po po e kam fjalën për lobim shqiptar të Amerikës, që nuk lanë laraskë e sorrë e dudukër pa promovuar atje e duke ju paguar çmime të majme për një koncert dhe ndërsa tani habiten për gjendjen e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku…
Ku ishin organizatat kulturore shqiptare atje kur ajo ishte në rrugë…???
Ku ishin biznezmenët shqiptarë atje? Ku ishin artistët shqiptarë që jetojnë në Amerikë ???

Ku është shoqata shqiptare “Vatra”???
Fjala Lob të nderuar do të thotë mbledhje rreth njëri – tjetrit dhe të gjithë atyre që mbajnë emrin Shqiptar, do të thotë që të interesohesh për nevojat e komunitetit tënd, do të thotë ti qëndrosh pranë çdo figure të famshme që kombet e tjera i ruajnë si asete. Etj etj…
Po ju shqiptarët e Amerikës çfarë keni bërë atje???
A ka lob shqiptar në Amerikë ???
Funksionon apo jo???
Po artista shqiptarë a ka në Amerikë ???
Ja pra kjo është shoqëria jonë , atë katandisje që kemi në vend , atë katandisje e marim me vete edhe kur emigrojmë , madje edhe kur pasurohemi jashtë Shqipërisë ,
atje në Amerikën e largët.
Gjendja e Parashqevisë në atë video e publikuar nga njëri prej gazetarëve tanë më të famshëm ,është katandisja jonë si komb, që kënaqemi me fatkeqësinë e tjetrit , madje i bëjmë edhe video e çuditemi “është ajo apo nuk është ajo?!” thua se nuk e dinin që ishte ajo. Gjendja e Parashqevisë është katandisja jonë , është katandisja e atyre që ju ka hypur tamaja e botës materiale dhe mendojmë se do jetojmë përjetësisht…
Nuk kam fjalë tjetër vetëm një TURP për të gjithë ne !!!!
Ah harrova edhe diçka , Parashqevia është aq e mençur,
sa me gjendjen e saj na ka dhënë një mësim të mirë e sidomos me faktin që ka harruar gjuhën shqipe , por në fakt ajo shqipen se harron kurrë , por do të harrojë shqiptarët që e harruan dhe e braktisën !!!!
Më thoni pak a do thërrisni me zë të fortë tani nëpër stadiume “ O sa mirë me kenë Shqiptar! “ ????

Të Lidhura

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026
EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO
Lifestyle

EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO

26 Dhjetor, 2025
Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi
Lifestyle

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona

27 Mars, 2026

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com