InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Të afërmit tregojnë DETAJE nga jeta e Parashqevi Simakut në SHBA: S’e gjetëm dot prej vitesh! E shkatërroi veten për djalin e saj

15 Dhjetor, 2024
in Lifestyle
A A
Të afërmit tregojnë DETAJE nga jeta e Parashqevi Simakut në SHBA: S’e gjetëm dot prej vitesh! E shkatërroi veten për djalin e saj

Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report TV historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare. Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më. Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

“E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë. Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit.

Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino. Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës. Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv. 

Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

“Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë. Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi. Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën. Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla. I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin. Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet. Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, shprehet ajo më tej.

Ndërsa Robert Bazhuri, djali i tezes së këngëtares, sqaron se tentonte të lidhej me të në Facebook.

“E shikoja që 1 orë ose gjysme ore më përpara ajo e kishte përdorur mesenger. I bija e kurrë nuk ma hapte. E kam takuar për herë të fundit më duket në vitin 1999 kur kishte ardhur për koncert. Flinte te shtëpia e vëllait tim. Unë isha në Amerikë te vajza në Florida 2 vjet më parë thotë ai. Bëra çmos thotë  për ta kontaktuar por ishte e pamundur. Shqiptarët atje nuk kishin asnjë kontakt me të”, tregon ai./Shqiptarja.com

Të Lidhura

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen
Lifestyle

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

12 Qershor, 2025
Pse është e rëndësishme të konsumoni fibra dhe drithëra çdo ditë? Ja përfitimet
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të konsumoni fibra dhe drithëra çdo ditë? Ja përfitimet

28 Maj, 2025
Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim!
Lifestyle

Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim!

26 Maj, 2025
Princ Leka me partneren e re në ballon e Romës: Tradita dhe eleganca ndërthuren me klas
Lifestyle

Princ Leka me partneren e re në ballon e Romës: Tradita dhe eleganca ndërthuren me klas

26 Maj, 2025
8 shenja që mund të tregojnë se jeni në një martesë të palumtur
Lifestyle

8 shenja që mund të tregojnë se jeni në një martesë të palumtur

20 Maj, 2025
15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes
Lifestyle

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maj, 2025

TË FUNDIT

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë
Show Biz

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë

15 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com