Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në qytetin e Vlorës, ku viktimë ka rënë një 35-vjeçar.
Mësohet se i riu është mashtruar nga një 41-vjeçare nga Pogradeci, e cila ka arritur t’i marrë plot 9 mijë euro.
Sipas tij, ata kanë komunikuar në rrjetin social “Facebook” dhe gruaja e ka mashtruar, duke arritur t’i marrë shumë e madhe të parave.
Gruaja është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës për veprën penale të mashtrimit, teksa hetimet për ngjarjen vijojnë.