Shqipëria është një ndër vendet me rezervat më të pakta të arit në Europë
Të dhënat tregojnë qartë se Shqipëria ka një pasuri prej vetëm 1.6 tonësh ar, më pak se çdo vend tjetër i Europës i marrë në analizë. Interesant është edhe fakti se disa vende të pasura si Kanadaja dhe Norvegjia nuk kanë fare ar në rezervat e tyre valutore. Sipas të dhënave të fundit, ari në vlerë që zotërin Shqipëria shkon në 270 milionë Euro, ose rreth 20 milion euro më tepër se një vit më parë.
Sipas të dhënave të Bordit Botëror të Arit, Serbia me 38.5 tonë ar është lider në Ballkanin Perëndimor sipas rezervave të arit.
Vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia me 6.8 ton rezerva ari, e ndjekur nga Sllovenia me 3,7 tonë, ndërsa më tej vjen vendi ynë Shqipëria, me rreth tre tonë ar.
Mali i Zi nuk ishte në listë, por Ministria e Financave të ketij shteti njofton se rezervat e tyre të arit janë 1.2 ton, aq sa kanë marrë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Pra, pas pavarësisë, Mali i Zi nuk ka blerë asnjë gram nga metali i çmuar.
Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit.
Vendi me më shumë rezerva ari në botë janë Shtetet e Bashkuara, me 8,133 ton dhe me vlerë 628 miliardë dollarë. Gjysma e rezervave të vendit ruhen në Depozitën e Shteteve të Bashkuara, e njohur zakonisht si Fort Knox, një depozitë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Kentaki.
Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, renditet e dyta me 3351 ton, e ndjekur nga Italia me 2452 ton.
Pjesa më e madhe e arit në botë mbahet nga bankat qendrore, të cilat ruajnë këto rezerva për shkak të karakteristikave të tyre të sigurisë, likuiditetit dhe kthimit. Këto institucione mbajnë afërsisht një të pestën e të gjithë arit të nxjerrë gjatë historisë.