InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot një vit nga lamtumira që Shkodra dhe “Migjeni” i dhanë Zef Dedës

24 Nëntor, 2024
in Kulturë
A A
Sot një vit nga lamtumira që Shkodra dhe “Migjeni” i dhanë Zef Dedës

Albert Vataj

Prej një viti, Zef Deda i mungo Shkodrës, Teatrit Migjeni, skenës së humorit, miqve dhe kolegëve, por më së shumti ai i mungon familjes dhe të afërmve.

“Mjeshtri i Madh” i skenës Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të traditës sonë të artit komik, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë, u lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua po në qytetin e tij të lindjes, në qytetin që e pati sinonim të jetës dhe veprimtarisë së tij si artist.

Ai mori rrugën e amshimit, më 24 nëntor 2023, duke lënë pas jo vetëm mungim dhe dhimbje, por edhe kujtime të bukura dhe një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh, tipash dhe personazhesh, të cilëve për 40 vite të jetës në skenë ai u mëkoi shpirtin, ju dha me gjithë qenien e tij, i frymoi dhe i pavdekësoi, duke i kthyer në ikona të artit të skenës, atij akti përfshirjeje dhe përjetimi, asaj qasjeje për të qeshur dhe menduar.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike, ai arrin të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet, sikur ata dilnin nga shpirti i tij. Kjo marrëdhënie që ai pati me skenën, bëri që Zef Deda të ishte edhe “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, Kushrini nga Amerika” po aq sa Charlie Chaplini, pagëzime arti, të cilët i’u vunë nga pas sa ishte gjallë, dhe e ndërmendin edhe sot një përvjetorin e parë të ikjes.

Zef Deda, ashtu si e gjithë plejada e atyre që e ktheyn në tempull arti “Migjenin”, nuk mund të ikte pa lënë në thesaret e tij interpretuese edhe monumentet e tij të fundit, komeditë, “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, role të cilat ai i dha atë më të çmuarën që kishte, talentin dhe pasionin e tij për skenën, kontributin dhe vlerësimin që ai kishte si obligim për Shkodrën, për Teatrin Migjeni dhe artin komik.

Ai, me një virtuozitet të pashembullt interpretues, dhe një thellësi depërtuese përjetimi dhe përçimi të karakterit dhe personalitetit të personazhit, e ngriti lart lojën aktoriale, e përsosi komunikimin artistik, i trajtoi me përgjegjësi profesionale dhe i mëkoi ndjesi të thella të gjitha rolet që i besuan, ishte dhe mbeti deri në fund një mik i pashoq dhe një koleg që solli risi në marrëdhënie dhe dashuri në komunikim.

Kjo e bëri të madhin Zef Deda, Zefin e zemrave të të gjithëve, zërin e dashur të çdo kumimi shpirti, sepse ai para se të ishte një aktor i madh, ai ishte një njeri i mirë, mik i të gjithëve, buzëqeshja që shkrepi hare dhe gjallëri në çdo kontakt dhe komunikim.

Rrugëtimi i tij i gjatë në skenë u shkëput për një periudhë 6-vjeçare, për shkak të emigrimit jashtë atdheut. Por ai do të ishte sërish aty, te buka e vjetër, te kafja e këndshme, te zyra e debateve artistike, te salla e provave. Rikthehet në vitin 1996 për të rifilluar sërish aty ku e kishte lënë dhe për të vazhduar deri në të fikur të frymës, më 24 nëntor 2023, për të tronditur gjithkënd që mori vesh për lajmin e ndarjes nga jeta, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të, atyre që e adhuruan.

Zef Deda mori udhën e përjetësisë fundnëntorin e vitit të shkuar, për të mos mundur të marrë me vete veç trupit, trupit që do të prehet në Shkodrën e tij të dashur, në dheun ku prehen prej vitesh miqtë dhe kolegët e tij të Teatrit Migjeni.

Emri dhe vepra që ai la në themelet e artit komik shqiptar, është dhe do të mbetet jo vetëm një testament, por edhe një obligim kujtese dhe nderimi për gjeneratat.

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com