InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani në stendën e UET Press

17 Nëntor, 2024
in Kulturë
A A
FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani në stendën e UET Press

“Rebeli” ndjek fatin e “Apostullit”. Ende pa u mbyllur Panairi i 27-të i Librit, studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi ka prevaluar mbi botimet e tjera. Nga stenda e UET Press thonë se tashmë, në orët e fundit të ditës së katërt të panairit, vëllimi i dytë për Fan Nolin, “Rebeli”, ka qenë më i kërkuari nga lexuesit.   

FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani

Autori ka qëndruar në stendë shumicën e kohës, gjatë gjithë ditëve, për të pritur lexuesit, për të dhënë autografe, për të bërë fotografi por edhe për të shkëmbyer me ta një bisedë të shkurtër. Miq e të panjohur, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo diaspora, në emrin e tyre apo me porosi të personave të tretë, i kanë kërkuar autorit një kujtim, moment që i jep tjetër emocion një libri.

Kjo jo vetëm për faktin se Ikonomi është personazh publik, pasi shumë vite ka punuar si gazetar i “Zërit të Amerikës”, por mbi të gjitha ai është një autor i sprovuar, i cilësuar si më i miri shkrues i biografive që kemi në Shqipëri.

Këtë titull e ka marrë me biografitë për Faik Konicën, Ismail Qemalin e Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET Press. Biografia për Nolin është një tjetër gur në gjerdanin e çmuar.

FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani

Në panairin e vitit të kaluar Ikonomi korri sukses me “Apostulli”, vëllimi i parë biografik e i imtësishëm për Nolin, ku pasqyroheshin dokumente, letërkëmbime, detaje të reja e të panjohura për këtë figurë komplekse, intelektuale dhe të rëndësishme të çështjes kombëtare shqiptare.

Në të tregoheshin 10 vitet e jetës së Nolit, pasi iku nga Egjipti në Amerikë, punoi e ndoqi Harvardin, u përfshi me Kishën e më vonë me çështjen shqiptare.

FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani

Në këto ditë të Panairit të Librit 2024 pati mjaft lexues, shpesh në radhë për botimin “Rebeli”, të ardhur me përshtypjet më të mira për punën e autorit në vëllimin e parë.

“Rebeli” sjell një periudhë gati 5- vjeçare por shumë të rëndësishme për Nolin: 1920-1924 janë vitet kur ai u bë i njohur ndërkombëtarisht dhe falë kësaj kredoje erdhi në Shqipëri me vetbesimin se do të ndryshonte të ardhmen e saj. U largua fill pas rrëzimit të qeverisë së ’24 dhe nuk u kthye kurrë më.

Se çfarë ndodhi më pas, gjatë më shumë se tre dekadave të jetës së tij, Ikonomi dëshiron t’i rrëfejë në vëllimin e tretë, duke kompletuar kështu një figurë me dritëhijet e veta, jo aq të kontestuar ndër vite, por as pa ‘mëkate’.

FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani
FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani
FOTO/ “Rebeli” i Ilir Ikonomit, libri më i shitur deri tani

Të Lidhura

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026
Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026
Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com