Pas atentatit të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital, policia ka shoqëruar 10 persona për hetime.
Një nga të shoqëruarit është Safet Bajri. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Dobraç dhe dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti të rëndë.