Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike, pasi bllokuan rrugën te mbikalimi i Kamzës gjatë protestës së djeshme.
Bëhet fjalë për deputetët e PD: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.
Përveç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit. Ndërsa disa nga protestuesit janë proceduar për djegien e gomave.











