Humbin jetën në aksident dy prindërit e ish-sulmuesit të Kombëtares, Alban Bushi, aktualisht trajner i ekipiit shpresa.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në Veria, teksa Ali dhe Bukurie Bushi kanë humbur jetën në vend.
Alban Bushi është ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 14 gola me skuadrën kuqezi.
Bushi është trajneri i Kombëtares U-21 që nga viti 2016, duke drejtuar Shpresat në 58 takime.