Lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në Tiranë. Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter.
Epiqendra është 19 km nga Tirana, pranë Shëngjergjit. Sipas EMSC, ndërkohë thellësia ishte 14 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.












