Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.
Sipas informacioneve policore bëhet me dije se një i ri ka humbur jetën nga një shpërthim me eksploziv.
24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit Renato Çepës, por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”.











