Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të fute në sallën e Kuvendit.
Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se është “peshku i madh” në telefonin e saj. Mes të tjerash ajo i ktheu përgjigjje edhe Berishës duke i thënë se e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish ambasadoren e BE-së Vlahutin, që sipas saj bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.
‘Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud.”- u shpreh Kryemadhi.