Deputetja demokrate Elsa Hoti ka mohuar të ketë hedhur benzinë mbi socialistët në sallën e Kuvendit. Ajo u shpreh se materiali i lëngshëm që hodhi ishte thjesht një aromatizues.
Elda Hoti theksoi kjo mund të verifikohet nga SPAK, ndërsa hodhi akuza se janë dhunuar nga garda.
Elda Hoti: “Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave.
Ne nuk e ndalojmë betejën tonë.
Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK.”