InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Nëna e re lindi në makinë/ PD: Lajm i fabrikuar si rasti ‘Griseldës’! Autoritetet s’i dërguan ambulancë

9 Tetor, 2024
in Politikë
A A
Nëna e re lindi në makinë/ PD: Lajm i fabrikuar si rasti ‘Griseldës’! Autoritetet s’i dërguan ambulancë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar ditën e protestës së opozitës, se një grua shtatzënë lindi në makinë, pasi pretendoheshe se mosbindja civile kishte bllokuar rrugët.

Sipas Kordinatores për departamentet në PD Silvi Bardhi, gjatë një deklarate për mediat, ka deklaruar se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital.

“Shtatzënia e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla. Kujtoni pak rastin e Griseldës së Kavajës, partnere e ish-kryebashkiakut socialist të qytetit, e cila jo vetëm “u mor peng nga pushteti i Berishës” por edhe iu hoq fëmija në bark. Ky makabritet i sajuar iu përcoll me një letër alarmante të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga zyrat e PS”, tha Bardhi.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Si nënë, si qytetare e Tiranës por edhe si grua e aktivizuar në Partisë Demokratike, dua së pari t’i uroj shëndet të plotë nënës së re dhe jetë të gjatë fëmijës që u lind më 7 tetor, ditën e marshimit popullor në kryeqytet.

Le të jetë ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet!

Zonja në fjalë e di, siç e di tashmë edhe publiku, se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital.

Shtatzënia e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla. Kujtoni pak rastin e Griseldës së Kavajës, partnere e ish-kryebashkiakut socialist të qytetit, e cila jo vetëm “u mor peng nga pushteti i Berishës” por edhe iu hoq fëmija në bark. Ky makabritet i sajuar iu përcoll me një letër alarmante të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga zyrat e PS.

Fëmija doli jastëk dhe rrëmbimi i stisur si pjesë e konflikteve në çift, por askush në PS nuk kërkoi falje as pati turp.

Kuzhinierët e së keqes në qeverinë Rama, fabrikuan edhe kësaj here një shtatzani problematike, lindjen e një nëne në makinë si pasojë e protestave të Berishës.

Edhe këtë herë mashtruan, falsifikuan dhe përhapën dezinformim.

Si me magji, ekzaktësisht i njëjti titull u shfaq në të gjitha mediat që kontrollohen nga Rama, nga televizionet kombëtare deri te portalet e vogla të gjobvënies.

Pushteti u mundua me çdo kusht të denigrojë opozitën me një lajm të shpikur.

Pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur.

Zonja e dinte të vërtetën: thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Në këto kushte familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com