Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Serbi Vuçiç e di mirë, por duhet ta pranojë plotësisht se nuk ka territore të “Republikës Serbe” të okupuara brenda territorit të Kosovës. Në të vërtetë, janë territoret shqiptare që ndër vite e shekuj janë pushtuar dhe okupuar brenda shtetit serb. Këto territore, kryesisht pas vitit 1878, kanë qenë objekt i një politike të pandërprerë asimiluese, që ka përfshirë reprezalje, spastrim etnik dhe shpërngulje masive të shqiptarëve me dhunë nga trojet e tyre.
Ajo kohë kur mund të manipulohej me fatet e shqiptarëve nëpërmjet politikave serbo-ruse ka përfunduar njëherë e mirë, Vuçiç. Pavarësisht se herë pas here, për fat të keq, gjeni hapësira për të ndërhyrë në segmente të caktuara të politikës dhe diplomacisë shqiptare, e ardhmja nuk i përket më këtyre skenarëve.