Pushimet e verës kanë mbaruar, por tashmë Shtatori erdhi. Dhe çfarë vjen më pas? Nëse e mendoni pak, vjeshta është stina perfekte për udhëtime. Ka shumë destinacione në Evropë dhe përtej saj që ruajnë temperatura të këndshme deri në Tetor.
Nëse buxheti juaj është pak i kufizuar, mos u shqetësoni, ka zgjidhje. Kompania ‘DiscoverCars’ ka analizuar disa faktorë për të zbuluar cilat qytete janë destinacionet më të mira për pushime me buxhet të ulët.
Marrakeshi, kryeqyteti i Marokut, ka arritur 108 pikë nga 144 të mundshme, kryesisht për shkak të kostos së ulët mesatare për një javë qëndrimi, që është rreth 198 euro, dhe temperaturës mesatare prej 19 gradë Celsius. Në vend të dytë renditet Sevilla e Spanjës, që mori 104 pikë falë restoranteve të saj të përballueshme. Lisbona e Portugalisë është në vend të tretë, me 98 pikë, dhe është qyteti më i lirë për të marrë me qira një makinë.
Më poshtë janë renditur 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vjeshtës:
1. Marrakesh, Marok
2. Sevilla, Spanjë
3. Lisbonë, Portugali
4. Madrid, Spanjë
5. Barcelonë, Spanjë
6. Venecia, Itali
7. Budapest, Hungari
8. Milano, Itali
9. Firence, Itali
10. Bruges, Belgjikë