InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sociale

Shpopullimi/ Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% gjatë qeverisjes Rama

28 Gusht, 2024
in Sociale
A A
Shpopullimi/ Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% gjatë qeverisjes Rama

Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.

Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20 % për të njëjtën periudhë.

Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013 ishin në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40 për qind më pak në vitin shkollor 2021-2022.

Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.

Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta.

Popullsia e vendit ka pësuar tkurrje me rreth 14.8 për qind ose me rreth 420 mijë banorë ndërmjet dy censeve 2021 dhe 2023, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, popullsia e zonave rurale ka pësuar rënie më të fortë për shkak të migracionit të dyfishtë brenda dhe jashtë vendit.

Numri i nxënësve në shkollat rurale tregon se popullsia e zonave rurale ka rënë me ritme dy herë më të larta në qytete. Gjithashtu përgjysmimi i numrit të bagëtive në dekadën e fundit ilustron këtë fakt. Pasi rënia lidhet kryesisht me falimentin e fermave të vogla me 1-3 krerë që përfaqësojnë ekonomi të vogla familjare.

Numri i fëmijëve në vendin tonë është duke u pakësuar me shpejtësi vitet e fundit kryesisht prej emigracionit të lartë te të rinjve dhe normave të ulëta të fertilitetit. Gratë në moshë riprodhimi po lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe mosha për martesë po rritet si për burrat dhe për gratë.

Gjithashtu lëvizjet brenda vendit janë duke krijuar një efekt negativ të dyfishtë për popullsinë banuese në zonat rurale. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vit pas viti mbyllen dhjetëra shkolla. Nga ana tjetër mbyllja e shkollave detyron familjet e mbetura të zhvendosen në qendrat më të mëdha urbane për të vijuar shkollimin ë fëmijëve.

Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se popullsia në fshat ka pësuar ulje me të fortë se ajo në qytete dhe gjithashtu popullsia në zonat rurale është me plakur se në qytete pasi ka pasur emigracion me të fortë të të rinjve. Këto zhvillime do të ndikojnë për keq sidomos prodhimin bujqësor./ MONITOR

Të Lidhura

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online
Sociale

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

10 Prill, 2025
Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?
Sociale

Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?

8 Prill, 2025
Rama publikon vendimin, zbulon kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët
Sociale

Rama publikon vendimin, zbulon kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

19 Shkurt, 2025
Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?
Sociale

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?

12 Janar, 2025
EMRI/ Edhe një deputete shqiptare, mes 900 donatorëve të parë. Ja sa ka shkuar shuma për të ndihmuar Parashqevi Simakun
Sociale

EMRI/ Edhe një deputete shqiptare, mes 900 donatorëve të parë. Ja sa ka shkuar shuma për të ndihmuar Parashqevi Simakun

18 Dhjetor, 2024
ZOTI BËNË MREKULLI: Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke….
Sociale

ZOTI BËNË MREKULLI: Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke….

17 Dhjetor, 2024

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com