Autor i vështrimit, Refik HASANI
Në Bujanoc, vazhdojnë mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve.
Pas mbajtjesë në Bujanoc të protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Mbrenda një jave jan shkruar pankarta me mbishkrimin ,,Vdekje shqiptarëve” dhe ,,Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.
Këto mbishkrime po manifestojn një Gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por jan mbishkrime të urrejtjesë kundër gjithë neve shqiptarëve.
Meqë mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithëandejë Serbisë.
Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.
Kur fyhet një Popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një Populli të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë.
Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, do të duhej dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithëandej Serbisë ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve shqiptarëve.