Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha priti sot në një ceremoni mirënjohje avokaten Eva Buzo, notarja që theu rekordin e lundrimit nga brigjet italian drejt atyre shqiptare.
Dredha vlerësoi Evën me medalje dhe Certifikatën e vlerësimit. Dredha propozoi që shkëmbi ku Buzo preku tokën shqiptare në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos.
“Pa hequr asnjë moment të asaj që ka arritur Eva duke vendosur një rekord absolut ka qenë një maratonë e bërë prej saj. Jemi krenar që kemi qenë pjesë e këtij rrugëtimi me suportin që kemi dhënë si bashki dhe dashamirësit që i janë bashkuar.
Ajo ka vendosur në hartën e Shqipërisë një moment të veçantë, aty ku ka prekur në Karaburun te shkëmbi kur ka mbaruar këtë maratonë të gjatë ta quajmë “Shkëmbi i Evës” për të pasur një memorie të fortë për atë që ka arritur Eva”, tha Dredha.











