Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Kjo konferncë solli atë që njihet si Marrveshja e Mukjes, e tradhëtuar kjo marrëveshje komtariste prej sllavo-komunistëve!
Kjo marrveshje tregoj se nacionaliszlt dhe djathta tradicionale janë për interesin kombëtar, për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe e majta bolshevike mbi gjithçka, edhe mbi intetesin kombëtar vë pushtetin e saj🇦🇱
Marrëveshja e Mukjes, lindi prej nacionalistëve dhe u varros nga Enver Hoxha dhe jugosllavët, atij i interesonte më shumë pushteti se çështja kombëtare ndërsa jugosllavëve ju kallte datën lufta për Shqipëri Etnike!
-Konferenca e Mukjes u mbajt prej 1-3 gusht 1943.
Sipas Marrëveshjes së Mukjes ndër të tjera u parqahikohej:
-U arrit marrëveshja për luftë të përbashkët dhe të menjëhershme kudër pushtuesit përkrah aleatëve të mëdhenj.
-U krijua Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë si një organ i përbashkët i drejtimit të luftës që përbëhej nga 6 përfaqësues nga secila palë nacionalist dhe komunist)
-Forma e regjimit do përcaktohej pas lufte nga vullneti i popullit, kjo duke pasur parasysh kthimin e formës se regjimit mbretëror, ate te para fillimit luftes.
Me zbatimin e kësaj marrëveshje Shqipëria do të ishte komplet ndryshe, komunizmit i vihej në pikpyetje pushteti i ardhshëm ndërsa sllavo-serbet do humbisnin tokat shqiptare të përfituara padrejtësisht qe nga Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Londres.
Prandaj kjo marrëveshje nuk i interesonte vetëm Enver Hoxhës dhe PKJ.
Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, prej komunisteve gatuar dhe dirigjuar kjo nga PKJ, mbetet një tradhëti kombëtare që ndryshoj për keq fatet e Shqipërisë.
Pas prishjes se kesaj marreveshje Abaz Kupi, deri në këtë moment udhëheqës dhe kordinator kryesor mes të gjithë formacioneve ushtarake-politike, perfaqesues deri tani i KANC, do ta denonte kete tradheti dhe me vone ne Nentor te vitit 1943 do të krijonte formacionin politiko-ushtarak Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.
OKLL do te kthehej ne një faktor kryesor në luftë kunder pushtuesit krah aleateve perendimor, duke luftuar për një Shqipëri Etnike e për formën e regjimit Monarki Kushtetuese pas mbarimit të luftës.
Enver Hoxha per keto levizje tashme urdheron vrasjen e menjehershme te Abaz Kupit dhe shume nacionalisteve te tjere legalisto-ballist nenshkrues te kesaj marreveshje!
Pas prishjes se kesaj marreveshje, gjithashtu filloj genocidi vellavrasës komunist, dirigjuar ky prej PKJ i cili bëri që Shqipëria të bjerë nën regjimin diktatorial te tij dhe çeshtjet kombëtare të ngeleshin varur prej serbo-rusëve.
Prishja e marrëveshjeve për interesa pushteti por edhe nënshkrimi i tyre me ata që kurrë nuk e kanë dashur kombin tonë ka ngelur fatkeqsisht traditë hipokrite në vazhdimësi edhe sot, skemi pse habitemi…
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱