InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Në Turqi ndihem si zotëri, në Jugun e Shqipërisë si langaraq

23 Korrik, 2024
in Opinione
A A
Në Turqi ndihem si zotëri, në Jugun e Shqipërisë si langaraq

Nga Ermal Mulosmani

Jugu i Shqipërisë dhe Turqia

Jugu i Shqipërisë është një bregdet që mund të krahasohet me perlat më të bukura të Mesdheut që nga Sardenja e deri në Ibiza apo Majorka. 

Det me të gjitha nuancat mes të kaltrës dhe jeshiles, me një transparencë të jashtëzakonshme dhe brigje joshëse shkëmbore të cilat mahnisin çdo vizitor.

Sapo mbërrin në Qafën e Llogarasë dhe fillon zbritja, të kap një si dalldi natyrore, njëfarë dehje e pakuptueshme nga bukuria që të shpaloset para syve. Një shtrat përroi me gurë të bardhë e të vegjël rrumbulloshë, që zbresin në detin më të bukur që mua më kanë zënë sytë ndonjëherë, nuk lënë indiferent as më të gjezdisurin udhëtar të kësaj bote. Të vjen t’i zbresësh me këmbë ato pak metra që ndan detin nga rruga e makinës e të zhytesh.

Por diku në mbarim të atyre metrave është REZIDENCA E ZAMOS. Një tra i madh të ndalon dëshirën për të vazhduar rrugën për te gjiri më i bukur i zonës. Ajo është një zonë ekskluzive. Trau sigurisht shërben që të mos vijë ai tipi nga mali (dmth unë) e të ngulë çadrën përbri Fevzos, Zamos, Myrtos apo Shakos.

“Shumë mirë, në gjithë botën kështu është” – do thoni ju. Edhe unë ashtu thashë.

Ok, po shkoj pak më tutje, komshi me Zamon.

Matanë traut mund të shohim Fevzon duke notuar, një atraksion jo i vogël turistik për popullin lajkatues të rrjeteve sociale. Ose Hajdar Blegtoralin duke bërë foto me kandidate të Big Brotherit të radhës. Ose vetë Myrton… Shakon s’po e ngacmoj se e kam shok 

Ngjitur me rezidencën është një parking langaraq ku ne, ëndërrimtarët e Grinkostit, mund të parkojmë makinat tona langaraqe.

Pasi e parkojmë atë qelbësirë makinë në atë qelbësirë parking, mezi presim të zhytemi në ujërat e mrekullueshme kaltëroshe e të shkumëzuara të Palasës. Kombinimi i të kaltrës së Zakinthos me të bardhën borë nuk gjendet askund si në Palasë.

Ti mendon se u bëre si Fevzo, po noton në të njëjtin ujë, po shijon të njëjtin breg. Por shpejt të merr uria dhe afrohesh në bar-restorantin që dikush ka menduar për ne “langaraqët”.

Pronari i restorantit “tonë” e ka rezidencën te Zamo, ai është një “kujdestar” i Kupolës që komshi me Fevzon të mos ketë langaraqë.

Më mori etja një ditë dhe kërkova ujë pa gaz, një shishe të vogël. Më tha 4 Euro. Nga turpi e pagova por mu bë helm në fyt. Pyeta për çmimin e supës më tha 8 Euro.

“Ja se po vijmë tani” – i thashë.

Në fakt mblodha plaçkat dhe ika nga ai vend i poshtër. Unë pi mbi 4 shishe ujë kur jam në plazh, djali edhe më shumë. Nuk më dilte llogaria as për ujë, duheshin 50 Euro ujë…

Uji i detit nuk e kishte më bukurinë e mbërritjes, asgjë nuk më shijonte. Doja të ikja një sekondë e më parë. Bëra llogaritë rrugës: “Tre linguine me fruta deti, tre supa, një kola e dy ujë” i binin 100 Euro. Me një drekë minimaliste, pa pije kushtonte 100 Euro vakti. 2 vakte 200 Euro. Plus dhoma 140 Euro shkon 340 Euro. Me kushte minimale, krejt minimale. Po ndonjë kafe + shezlonet, çadrat dhe karburanti shkojnë 400 Euro për ditë.

Me vetëm makarona dhe supë. Pa birra, verëra apo koktejle. Larg qoftë!

Komshi me Fevzon dhe si langaraq, në një plazh të painvestuar ku askush përveç pronarit milioner përzënës dhe atyre të shezlongjeve nuk pyet për ty. Si tha ai burri i mençur: Nëse mendon se askujt nuk i bëhet vonë për ty provo të mos paguash taksat”…

E njëjta situatë është edhe në Dhërmi, Porto Palermo, Livadh, Qeparo me radhë. Ushqimi për një familje me tre veta, pa ekzagjerim, me kursime, nga përvoja personale e vjetshme, shkon 200 Euro në ditë. Kostoja totale (dhoma, shezlongjet, kafet, karburanti etj) e çojnë koston në 400 Euro në ditë.

Këtë përvojë që shkrova më lart e kisha vjet.

****

Sivjet u ktheva te strategjia e vjetër: Resortet turke. Zgjodha një nga të mirët, e mora me çmim diku te 1000Euro/person 6 netë. Ishte në zonën e Kemerit, në Tekirova.

Uji nuk e kishte bukurinë dhe ngjyrën e Palasës, sigurisht. Por sapo zbritëm nga mikrobuzi që na çoi në hotel mu duk veta si Fevzo. Një vajzë bukuroshe na buzëqeshte duke na uruar mirëseardhjen, dhomat ishin nga ato që në Itali apo gjetkë i gjen me 600 Euro nata. 

Marramendëse, me çdo hollësi që ty të binte në mendje. Hoteli kishte katër pishina, një të brendshme e tri të mëdhaja jashtë, njëra prej të cilave me ujë deti. Gjelbërimi ishte si në imagjinatën e Babilonisë, pastërtia dhe shërbimi si në Versajë. Nuk po flas për teprimin e ushqimit, bareve, restoranteve, Spa center, lojërave të ujit dhe argëtimeve të tjera pafund.

Por po ndalem te deti. Plazhet e Kemerit si rrregull janë me guraleca të bezdisshëm. Por një mendje pjellore kishte menduar ta eleminonte këtë defekt. Një motor i vendosur në thellësitë e detit thithte rërën e imët prej andej dhe mbushte bregun deri në një largësi 5 metër prej bregut. 

Një rërë- miell, si në Karaibe por ngjyrë gri jo rozë kishte krijuar një zonë të mrekullueshme sigurie nga guralecat e bezdisshëm. Uji ishte i pastër e transparent por ngjyra ishte pak më ulliri sesa Deti Jon.

Çfarë nuk kishte në resort. 6 ditë mu dukën si 6 orë. Pas mëngjesit shijoja kafenë late të mrekullueshme nga Starbucks, në hijen gjigande të shezlongjeve të rehatshme, akulloret, pijet dhe frutat na ofroheshin me tepri në çdo çast të ditës. Animatorët të ftonin për të preferuarin e sporteve të mia, vaterpol. Por edhe per volejboll, futboll apo lojëra uji argëtuese. Kisha vetëm një hall: Çfarë të zgjidhja!

Doja t’i bëja edhe vaterpolin, edhe volejbollin, edhe futbollin, edhe palestrën moderne, edhe të shijoja librin e preferuar në hijen e ëmbël dhe dyshekun e butë. Nuk po shtoj këtu asnjë fjalë për ushqimin e tepruar pasi ai nuk përbën më lajm.

Përvoja e vjetshme me Jugun ishte dëshpëruese, preferoj resortet e mrekullueshme të Turqisë ku ndihem si zotëri me të njëjtën pagesë si në Jugun e Shqipërisë ku ndjehem langaraq.

Ja, kaq është ndryshimi për mua.

Të Lidhura

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com