Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, megjithëse nën hetim për korrupsion nga SPAK, përsëri nuk ngopet duke përdorur këshillin bashkiak për vëndime anti-ligjore në perdorimin e fondeve të Bashkisë.
Është vendimi i ngutur i datës 15 korrik 2024 nga Këshilli Bashkiak,Tropojë, i cili me propzimin e kryebashkiakut Byberi, miraton 11 vota pro dhe me me asnjë kundër, 1500 litra naftë për një individ privat, rikonstruksion rruge afro 2 km në fshatin Curraj i Poshtëm, Njësia Administrative Lekbibaj, gjë e cila nuk lejohet me ligj, e aq më teper pa konfirmim nga Prefektura e Qarkut Kukës.
Shkeljet ligjore nga Byberi nuk kanë të sosur, ndaj dhe drejtësia, SPAK të veprojë me forcën e ligjit.
A.Pjetri










