Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, dy vite pas divorcit ka nisur një lidhje të re dashurie.

Pasi konfirmoi në vitin 2022 se i ka dhënë fund martesës me Muçjo Demirajn. Nga martesa e kaluar ajo është nënë e një vajze.

Rudina Hajdari po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.

Ajo ndodhet në Gjipe, nga ku poston vazhdimisht foto e video të momenteve që po kalon me të dashurin. Ndërsa në Story, ish-deputetja ka hedhur një foto ku shihet në krahët e të dashurit dhe këtë e shoqëron me shprehjen “E bekuar”, në anglisht.

Partneri i ri i Rudinës është regjisor, Tan Kazazi. Regjisori që i ka pushtuar zemrën Rudinës ka bërë po ashtu publike lidhjen nga Gjipeja përmes fotove që ka ndarë me ish-deputeten demokrate.
