Raundi i 16-të në Euro 2024 është mbyllur pas ndeshjes së mbrëmjes, Turqi-Austri, 2:1. Demiral shënoi golin e dytë më të shpejtë të Europianit pas vetëm 57 sekondave lojë (ndërsa goli më i shpejtë i takon futbollistit kuqezi, Nedim Bajrami i cili shënoi pas vetëm 23 sekondave të para). I njëjtë lojtar i Turqisë realizoi golin e dytë në ‘59, ndërsa për austriakët shënoi M. Gregoritsch në ‘66.
Mbrëmjen e sotme Rumania humbi 3:0 me Holandën, ashtu sikurse Austria u mund nga Turqia, për dy vendet e fundit në çerekfinale.
Raundi çerekfinal rezervon ndeshje të mëdha që mund të nxjerrë para kohe disa nga favoritët e basteve jashtë turneut.
Raundi i 16-të
29 qershor: Zvicër- Itali, 2-0
29 qershor: Gjermani-Danimarkë, 3-0
30 qershor: Angli-Sllovaki, 2-1
30 qershor: Spanjë-Gjeorgji, 4-1
1 korrik: Francë-Belgjikë, 2-1
1 korrik: Portugali-Slloveni, 0-0 (3-0)
2 korrik: Holandë-Rumani, 3-0
2 korrik: Turqi-Austri, 2-1
Çerekfinalet
5 korrik
Gjermani- Spanjë, ora 18:00
Portugali-Francë, ora 21:00
6 korrik
Angli-Zvicër, ora 18:00
Holandë-Turqi, ora 21.00.
Gjysmëfinalet
9 korrik: ora 21:00.
10 korrik: ora 21:00.
Finalja
14 korrik: ora 21:00.
Shanset për Euro 2024 (sipas basteve)
Spanja: +400
Anglia: +400
Francë: +450
Gjermani: +450
Holandë: +700
Portugalia: +850
Zvicra: +1400
Turqia: +4000