Rita Lati ishte e ftuar në spektaklin e djeshëm të “Në Kurthin e Piter Pan” . Aktorja ka treguar më tepër sa i përket jetës së saj private teksa ka bërë një rrëfim prekësm, duke u shprehur se përpara se Roza Lati të vinte në jetë, ajo kishte humbur një vajzë.
Ardhja në jetë e Rozës për Ritën ishte momenti më i lumtur i jetës së saj, ndërsa shtoi se Roza dukej identike si motra e saj.
“Momenti kur u bëra mama ishte me i lumturi. Kisha humbur një vajzë para Rozës dhe Roza u prit me shumë dashuri. Brenda vitit Zoti m’i mbushi duart plotë.
Roza ishte e shëndetshme dhe dukej identike si ajo. Njerëzit nuk e dinin se isha bërë nënë sërish.”- u shpreh Rita.