Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi një efektive policie 22-vjeçe ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur te pallatet Grand pranë Qytetit Studenti në kryeqytet.
Paraprakisht dyshohet se A.Loshi ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.
Kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
Ajo prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, teksa grupi hetimor po vijon hetimet.